Çitaku: Qesharake këto pëpjekjet e kryeministrit për të justifikuar pranimin e Asociacionit
14 nëntor 2023
| 21:05
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çutaku ka thënë se janë qesharake pëpjekjet e kryeministrit Albin Kurti për të justifikuar pranimin e Asociacionit.
Ajo ka theksuar se as në vitin 2013 e as në vitin 2015 nuk ka pasur statut për asociacionin, atë sipas saj, e solli tash Kurti.
“Kryeministër, as në 2013 e as 2015 NUK ka pasur STATUT për asociacionin. Statuitin e sollët ju. E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë. Pak transparencë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.