Çitaku: Qeveri pa adresë, pa Guvernator, pa Kryeprokuror dhe pa rritje të pagave
29 mars 2023
| 15:01
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar qeverisjen e drejtuar nga Albin Kurti. Ajo ka thënë se kjo qeveri është pa adresë.
Me këtë rast Çitaku foli edhe për mos emërimin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, pa dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe mungesën e bordit të Trustit.
Ajo gjithashtu tha se kjo Qeveri është edhe pa rritje të pagave.
Postimi i plotë i Çitakut:
Një Qeveri pa adresë.
Pa ambicie.
Pa vizion.
Pa Guvernator.
Pa Kryeprokuror.
Pa bord të Trustit.
Pa rritje të pagave.
Pa, pa, pa. Papaaaaa✋✋