Çitaku: Qeveria e gjeti të gatshëm aplikimin në KiE, meritat për pranim u takojnë shërbyesve civilë

25 prill 2023 | 19:52

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se meritat për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës nuk i takojnë vetëm Qeverisë, por paraprakisht merita kanë shërbyesit civilë.

Ajo tha se këta kanë punuar “ditë e natë” në këtë proces, derisa Qeveria “e ka gjetur këtë aplikacion [për aplikim në KiE të gatshëm”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Meritat i kanë para se të gjithash qindra shërbyes publikë që kanë punuar ditë e natë për formimin e institucioneve të pavarura të Kosovës, është punuar shumë gjatë që të përgatitet aplikacioni dhe qeveria e ka gjetur këtë aplikacion të gatshëm. Por, edhe është krijuar edhe një kontekst i ri gjeopolitik”, tha Çitaku në Klan Kosova.

Mes tjerash, ajo tha se edhe kriteret për liberalizimin e vizave, shteti i kishte përmbushur shumë më herët, mirëpo konteksti gjeopolitik shkaktoi këtë shtyrje të afatit.

“Kriteret për liberalizimin e vizave Kosova i ka përmbushur shumë më herët, por konteksti politik është ai që ka diktuar momentumin e dhënies së dritës së gjelbër. Përvoja e deritanishme na tregon më së miri që vendimet e kësaj natyre nga ana e institucioneve evropiane nuk ndërlidhen ekskluzivisht me përmbushjen e kritereve por edhe nga konteksti politik” u shpreh Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 16 prill 1999, përderisa Serbia bombardohej nga NATO-ja, Sekretari…