Çitaku: Qeveria Kurti s’ka ide si ndihmohet qytetari

23 maj 2023 | 11:18

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar qeverinë Kurti për performancë të dobët.

Çitaku ka thënë se qeveria ka mungesë ambicieje dhe guximi për të marrë vendime.

“Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime. Sillen si administratorë të dobët të taksave tona. Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet. Pa investime kapitale. Pa vizion”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Driton…