Çitaku: Qeveria në largim po e varfëron popullin përmes ZRrE-së – përpjekje për ta sunduar

11 prill 2025 | 21:37

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pasi zyrtarisht sot çmimi i rrymës është rritur për 16%.

Çitaku tha se ZRrE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin.

“As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish”, shkroi mes tjerash Çitaku.

Postimi i plotë:

ZRRE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin. Po e varfëron, po e lodh dhe po përpiqet ta nënshtrojë.

Sepse mendësia e kësaj kaste nuk është të qeverisë, por të sundojë, e një popull i shtyrë drejt varfërisë, sundohet më lehtë.

Por jo, Albin.

As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga ZRrE…