Çitaku, qeverisë: Ku jeni nisë more kështu? Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri të vendit.
Çitaku në reagimin e saj ka përmendur refuzimin dy kryetarëve nga radhët e VV-së për takim me ambasadorin e Amerikës, Jeff Hovenier.
Më tutje, Çitaku ka kërkuar nga qeveria që të koordinohet me aleatët për veprimet në veri.
“29 maj 2023 – Kryetarët e Komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje refuzojnë takimin me ambasadorin e ShBA-së dhe atë të BE-së. Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR amerikan ishin bërë mur i gjallë në mes të turmave agresive dhe zyrave komunale. Ku jeni nisë more kështu?! Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim. Ndërkohë, qenka paralajmëruar që KM Kurti nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajçakun, Gjukanoviqi dhe Petkovin. Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtuar shtrenjtë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.