Çitaku, qeverisë: Nga kriza me sindikatat deri te kriza në marrëdhëniet me aleatë
06 nëntor 2022
| 09:42
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, me anë të një statusi në profilin e saj në Facebook i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Ajo i thotë qeverisë se është pronare e mosmarrjes së vendimeve dhe gabimeve, duke përmendur krizën me sindikatat por sipas saj ka krizë edhe në marrëdhëniet me aleatët.
Ajo shton se “Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqtë e Kosovës”.
Reagimi i saj i plotë:
Ministrja e Drejtesise sulmon opozitën.
Kryeministri personalizon krizën e krijuar.
E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve.
Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqët e Kosovës.