Çitaku: Rama pa asnjë interes ka zgjedhur ta marrë mbi supe betejën për të vërtetën tonë

13 tetor 2022 | 14:12

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin e mbajtur të mërkurën në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ku ka dekonstruktuar raportin e Dick Martyt, në bazë të së cilët është krijuar Gjykata Speciale.

Çitaku ka thënë se Rama me vetëdije dhe pa asnjë interes ka zgjedhur ta marrë mbi supe betejën për të vërtetën tonë.

“Edi Rama, faleminderit.  Faleminderit që me elokuencë të pashoq, me argumente dhe me guxim dekonstruktove raportin monstruoz të senatorit Dick Marty.  Edi Rama me vetëdije dhe pa asnjë interes ka zgjedhur ta marrë mbi supe betejën për të vërtetën tonë.  E vërteta dhemb, por mëpas shëron”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Çitaku dhe Bekim Çollaku të mërkurën kanë qenë prezent në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të KE-së, derisa Rama po mbante fjalimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Duhet t’i kërkohet falje Baton…