Çitaku reagon ashpër ndaj Speciales: Sa duhet të rëndohet shëndeti i babait të Thaçit që t’ia lejojnë vizitën?

14 shkurt 2025 | 14:10

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të vendimit ku ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa nga Gjykata Speciale që ta vizitojë babain e tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çitaku ka thënë se një vendim i tillë as nuk është i drejtë dhe as njerëzor.

Ajo ka pyetur Gjykatën Speciale se a ka matës për dhimbjen e një prindi i cili pret ta shoh të birin para se ti mbyll sytë.

“Gjykata Speciale paska deklaruar që nuk ka arsye të mjaftueshme për ta liruar për vizitë presidentin Thaçi. Se baca Haxhi, i shtrirë në shtrat, duke luftuar me dhimbjen dhe moshën, nuk qenka ‘mjaftueshëm’ i sëmurë. Sa më shumë duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja? Sa duhet të rëndohet shëndeti i tij që ta quajnë ‘boll’? A ka një matës për dhimbjen e prindit që pret të shohë të birin para se të mbyllë sytë? Kjo nuk është drejtësi! Kjo nuk është njerëzi! Një zemër e lodhur pret të rrahë edhe një herë me shpresën e një përqafimi të fundit. Por edhe këtë të drejtë ia mohojnë. Historia do të gjykojë edhe këto padrejtësi”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lucas Paqueta, lojtar brazilian i West Ham United në Premier…