Çitaku reagon ndaj deklaratës së Bërnabiqit rreth “Qendrës ruso-serbe” në Nish
10 janar 2018
| 00:43
Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka thënë se Qendra ruso-serbe në Nish të Serbisë është gjithçka përveç humanitare, njofton Klan Kosova.
Kjo deklaratë e Çitakut ka ardhur si kundër reagim ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, që ka deklaruar se qeveria serbe do të vendosë për garantimin e statusit diplomatik të “Qendrës Humanitare ruso-serbe” në bashkërendim me interesat e shtetit të saj.
Qendra ruso-serbe thuhet se është qendër e spiunazhit që përdoret nga Rusia.