Çitaku reagon ndaj deklaratës së Gërvallës: Vetëm ministrat e vendeve totalitare flasin kështu
22 qershor 2023
| 11:41
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se është skandalizuar me qëndrimet e ministres se Punëve të Jashtëm të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila në një intervistë për gazetën e njohur austriake “Der Standard”, ka thënë se Perëndimi duhet ta ndryshojë strategjinë dhe të dërgojë diplomat tjerë në Ballkan.
Çitaku ka thënë se kjo deklaratë e kryediplomates së Kosovës është skandaloze.
Sipas tij, vetëm ministrat e vendeve totalitare deklarohen në këtë mënyrë.
“Skandaloze. Vetëm Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropian dhe amerikan”, ka shkruar Çitaku.