Çitaku reagon ndaj Sallahut: Ja kush po i udhëheqë institucionet e Kosovës

12 nëntor 2024 | 16:08

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ka shpërndarë një shkrim fyes ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Çitaku ka thënë se një ofendim i tillë është i papranueshëm dhe në kushte normale ndëshkohet.

“Pra, zëvendësministri i Drejtësisë shpërndanë gjuhë fyese, kërcënuese dhe poshtëruese ndaj prokurorisë së Republikës. Me përdorë një gjuhë të tillë fëmijët në shtëpi, prindërit ua tërheqin vërejtjen, e në shkollë e merr 1-sh në sjellje. Ja kush po i udhëheqë institucionet e Kosovës sot. Kjo mendësi merr fund me 9 shkurt. #Mamirë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka shpërndarë një shkrim ku…