Çitaku reagon ndaj videos së LV-së: Kurti po dërgon ujë në mullirin e Vuçiqit

04 korrik 2023 | 14:07

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën atakohet opozita.

Me këtë rast, Çitaku ka thënë se Vetëvendosja është në panik, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është duke dërguar ujë në mullirin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“LV-ja është në panik! S’ju ka mbetur tjetër përveç videove me propagandë, shpifje e thjeshtëzime banale. Ujë në mulli të Vuçiqit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij aventureske e të papërgjegjshme.  Interes i kujt, pos i Serbisë, është sanksionimi i Kosovës nga aleatët e armiqësimi ynë me gjithë botën?  Interes i kujt është pushtimi i mediave botërore me tituj që e përshkruajnë Kosovën si vatër krize, të polarizuar nga brenda e të izoluar nga jashtë?  Ndërkohë për zgjedhje të reja, jemi gati që sot. Mos u tutni”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 300 studentë vendorë e ndërkombëtarë e nisën…