Çitaku reagon pas emërimit të zëvendësuesit të saj në ambasadën në ShBA
06 mars 2021
| 18:37
Çitaku reagon pas emërimit të zëvendësuesit të saj në ambasadën në ShBA
Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka reaguar pas emërimit të Valdet Sadikut si i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në ShBA.
Çitaku ka shkruar se ka pasur kënaqësinë të punojë me të dhe mezi pret të shoh suksesin e tij në këtë detyrë.
“Për të gjithë shokët dhe kolegët në Uashington DC. Po ua prezantoj ambasadorin Valdet Sadiku që do të marrë detyrën në ambasadën e Kosovës në ShBA. Kam pasur kënaqësinë të punojë me Valdetin në kapacitete të ndryshme dhe në rendin e parë për dedikimin dhe profesionalizmin e tij. Mezi pres ta shoh suksesin e tij në këtë detyrë”, ka shkruar Çitaku në “Twetter”.