Çitaku reagon pas suspendimit të kryesindikalistit të minatorëve: Vendimi shpërfaq hipokrizinë e partisë shtet

30 tetor 2023 | 16:30

Pas vendimit për largimin e përkohshëm nga puna të kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve  të “Trepçës”, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se ky vendim është jo vetëm të padrejtë, por sipas saj “shpërfaq brutalisht hipokrizinë e partisë shtet”, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ndërmarrja Trepça paska marrë vendim që të largojë përkohësisht nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë. Vendimet si ky jo vetëm që janë të padrejta, por edhe shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet. Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenj të tyre”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Lecce në Serie A,…