Çitaku reagon pasi gjykata në Serbi i dha të drejtë Vulinit për termin ‘shiptari’

09 shkurt 2021 | 17:29

Ambasadorja në detyrë e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Gjykata e Lartë në Beograd, i ka dhënë të drejtë Aleksandër Vulinit për përdorimin e termit fyes “shiptari”.

Çitaku ka thënë se me këtë vendim, gjykatat në Serbi kanë vulosur racizmin ndaj shqiptarëve.

“Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese. Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Edhe deputeti Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në Parlamentin e Serbisë, ku ka thënë se me këtë veprim gjykata e këtij shteti e ka legalizuar termin ofendues “shiptari”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Greqinë e lashtë, koncepti i martesës dhe zakonet ndër-martesore…