Çitaku: Rrallë takoj dikë në Uashington pa pasur ndonjë lidhje me Kosovën
03 mars 2019
| 15:21
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, është takuar në Uashington me Daniel Nasaw, redaktor i lajmeve në “The Wall Street Journal”
“Është interesant puna e jonë. Rrallë më ndodhë të takoj dikë në Uashington, pa pasur ndonjë lidhje me Kosovën. Daniel Nasaw është redaktor i lajmeve në ‘The Wall Street Journal’. Kur desha të filloj t’i tregoj për Kosovën, më tha shkurt: ‘I di të gjitha. My best friend is Besa”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/