Çitaku rrëfen për herë të parë nëse kishte ofertë për t’u bërë Presidente
24 qershor 2021
| 21:35
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar nëse kishte ofertë për t’u bërë Presidente, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje.
Çitaku ka folur rreth thashethemeve që ishin bërë rreth saj për t’u bërë presidente e Kosovës, në kohën kur ish-presidenti Thaçi kishte dhënë dorëheqje pas aktakuzës që i ishte konfirmuar nga Gjykata Speciale.
E pyetur në emisionin Rubikon, ajo ka thënë se nuk mund të flas shumë rreth kësaj çështje, por ka pranuar se ka pasur ofertë për t’u bërë presidente.
“Nuk mund të shpalosi shume, por po, unë kam pasur ofertë për t’u bërë presidente, por nuk kam pranuar”, tha Çitaku.