Çitaku: S’ishim në dijeni të promovimit të librit për Hashim Thaçin

23 janar 2024 | 19:36

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve të Albanian Post se Partia Demokratike e Kosovës ka bojkotuar promovimin e librit që ka për krye-personazh ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i titulluar “Shtet i ri, burrë shteti modern”, i autorëve Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Sipas Çitakut asnjë zyrtar i PDK-së nuk ka marrë pjesë në promovimin e librit biografik të Hashim Thaçit, për arsye se nuk kanë pranuar ftesë zyrtare nga organizatorët e këtij evenimenti, ndonëse Albanian Post kishte kuptuar se zyrtarë të PDK-së ishte njoftuar që kohë më parë për një ngjarje të tillë.

“Megjithatë, për hir të sqarimit të opinionit, mungesa e pjesëmarrjes së zyrtarëve tanë në këtë aktivitet të vlefshëm, përtej çdo aludimi tjetër, ka të bëjë vetëm me një fakt shumë më të thjesht: As Kryetari, as Kryesia, as deputetët e Grupit Parlamentar, nuk kanë marrë ftesë apo njoftim për të qenë prezentë në këtë ngjarje.  Madje as familjarë apo miq të afërm”.

Çitaku ndërsa tentuar të arsyetojë mos-pjesëmarrjen në këtë eveniment ka theksuar se mos-dërgesa e ndonjë ftese zyrtare nga shtëpia botuese “Fan Noli” ka qenë një lëshim i paqëllimshëm.

“Përndryshe, një ftesë e tillë do të ishte e mirëseardhur dhe gjithsesi se do të haste në një përgjigje pozitive tek secili prej nesh në PDK. Shpresojmë shumë që një ngjarje e ngjashme të organizohet së shpejti edhe nëpër qytete tjera, sepse, ky libër, mbi të gjitha, ka një vlerë të veçantë dhe meriton të shpërndahet dhe diskutohet për të gjithandej trojeve shqiptare”, ka shkruar Çitaku në platformën sociale në Facebook.

“Personalisht, dhe jo vetëm, po ta dinim do të shkonim edhe pa ftesë. Më herët kam pranuar rregullisht njoftime dhe ftesa nga COD. Kësaj radhe jo”, është arsyetuar më tej ajo.

https://www.epokaere.com/po-me-dhimbset-hashimi-te-jete-keshtu-i-harruar-nga-partia-e-tij-as-ramiz-alise-nuk-i-ka-ndodhur-pdkja-bojkotoi-promovimin-e-librit-per-thacin-ne-tirane/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një nga sallonet e kryeministrisë së Shqipërisë u promovua…