Çitaku: Sot merr fund kauza e fundit me të cilën kryeministri Kurti u ngrit

27 shkurt 2023 | 09:57

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sot merr fund kauza e fundit me të cilën kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë

“Sot kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit. Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e kryeministrit”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e gazetës “Rilindja” kanë paralajmëruar se sot të mbajnë…