Çitaku: Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga VV-ja
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet për aferat korruptive.
Sipas saj, “sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje”.
Andaj, Çitaku fton prokurorinë t’i hetojë udhëheqësit e “këtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë”.
Postimi i saj i plotë:
PDK ka qenë këmbëngulëse në themelimin e Komisionit Hetimor për aferat korruptive në fushën e energjisë.
Publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet tona që i kemi ngritur gati tre vite më parë.
Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve, dhe udhëheqësit e kërtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë.