Çitaku-Speciales, pasi kritikoi mediat: Veprim në panik, pas masovitetit të marshit të djeshëm
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas një deklarate të avokatit të viktimave, i cili kritikoi mediat për raportimet e tyre kritike.
Ky reagim i saj erdhi përmes një statusi në Facebook në të cilin Çitaku shprehet se një sulm i tillë vjen si pasojë e marshit të djeshëm.
Mes tjerash, Prokuroria në Hagë sot i paska sulmuar edhe mediat. Kjo para së gjithash si veprim në panik, pas masovitetit të marshit të djeshëm.”
Ndër të tjera Çitaku tha se “Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë.”
Kujtojmë që sot gjatë seancës gjyqësore në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtësi i viktimave, Simon Laws ka akuzuar mediat që kanë kritikuar Gjykatën Speciale
“Ka edhe pjesë të medias në Kosovë që përpiqen të hedhin hije dyshimi mbi punën e kësaj Gjykate. Do të shohim përmes dëshmitarëve këtu që në fakt nuk është një qasje me të cilën pajtohen. Përkundrazi. Ndjehen edhe më të fortë, se të paktën më në fund kjo Gjykatë ju ofron njëfarë llogaridhënie. Shumë viktima besojnë se shumica e personave në Kosovë nuk i gjykojnë viktimat në këtë formë, por i mbështesin ata siç mbështesin këtë Gjykatë. Por, ata nuk janë zërat që dëgjohen më shpesh në publik apo në media. Ata janë shumica që hesht”, ka deklaruar ai./Reporteri.net/
Postimi i plotë:
Mes tjerash, Prokuroria në Hagë sot i paska sulmuar edhe mediat.
Kjo para së gjithash si veprim në panik, pas masovitetit të marshit të djeshëm.
Kjo dëshmon që Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë.
Bravo. Drejtesi se jo mahi.