
Çitaku: Suksesi i VV-së në dy vite qeverisje është editimi i videove propagandistike
10 janar 2023
| 23:38
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën drejtohen akuza për opozitën në kohën kur ishte në pushtet.
Çitaku ka theksuar se suksesi i VV-së në dy vite qeverisje është editimi i videove propagandistike.
“Se, dorën në zemër, me e realizu një video për sukseset e tyre në qeverisje, ajo video kish me zgjatë 5 sekonda, pak a shumë sa ecja në urën pak metërshe të inauguruar në Istog nga Kryeministri. Ndërkohë, s’kemi as pasaporta e lëre më diçka më shumë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.