Çitaku takon deputeten britanike: Kosova, e bekuar që mund të llogarisë në miq si Alicia

22 tetor 2023 | 11:13

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është takuar me Alicia Kearns, deputete dhe kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Çitaku ka theksuar se Kosova është e bekuar që në rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike mund të llogarisë në miq si Alicia.

“E diela s’ka se si të fillonte më mirë. Takim i ngrohtë dhe miqësor me Alicia Kearns, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Kosova është e bekuar që në rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike mund të llogarisë në miq si Alicia”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte 33 vjeçe kur u diagnostikua me kancer në gji…