Çitaku takon sekretarin Pompeo: Kosova, e bekuar me mbështetjen e ShBA-së
13 dhjetor 2019
| 11:29
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Çitaku ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen e ShBA-së.
“Festat janë më të veçanta kur ndahen me miq. Bashkë me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Kosova është e bekuar me mbështetjen e ShBA-së”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
Takimi i Çitakut me sekretari Pompeo është bërë në kuadër të pritjes vjetore për korin diplomatik, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.