
Çitaku: Thaçi nuk është njeri i rëndomtë, krijoi aleanca me SHBA-të nga mali me një telefon satelitor
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Hashim Thaçi nuk është njeri i rëndomtë.
Ajo ka kujtuar kur ish- presidenti i Kosovës, ka arritur që nga mali me telefon satelitor të krijojë aleanca me SHBA-të.
“Imagjino, Hashim Thaçi nga mali me një telefon satelitor, pa infrastrukturë shtetërore, ka arritë me kriju aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë më të mëdha botërore. Hashim Thaçi nuk është njeri i rëndomtë, një njeri i rëndomtë nuk e bën jetën e tij”, tha Çitaku
Tutje, ajo theksoi se: “Kemi pasur fatin që në një periudhe kritike historike kemi pasë lidership të guximshëm dhe të mençur, nuk kanë lujtë me fatin e kombit për shkak të interesave të vogla meskine, kanë qenë në gjendje me kriju aleanca”./klankosova/