Çitaku thotë se mësimi s’po fillon për shkak të kokëfortësisë së Kurtit
12 shtator 2022
| 11:07
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi mësimor nuk po fillon për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit Albin Kurti.
Në llogarinë e saj në “Facebook”, Çitaku ka shtuar se Kurti po refuzon që të dialogojë me sindikatat për të zgjidhur çështjen e grevës.
“Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social”, ka shkruar Çitaku.