Çitaku: T’i kërkojmë Izraelit ndihmë për vaksina, në vend se të debatojmë për ambasadën

16 mars 2021 | 16:01

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas debateve të fundit në vend, rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të mobilizohet dhe të kërkojë ndihmën e Izraelit për vaksina.

“Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion.  Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Izrael, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Izraelit për vaksina”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Çitakut:

E pabesueshme!

Pa asnjë arsye vazhdojmë ta mbajmë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem pjesë të debatit politik.

Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion.

Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Izrael, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Izraelit për vaksina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dita e nesërme (17 mars), s’do të ketë transport…