Çitaku: Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh
28 dhjetor 2022
| 15:00
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit për zëvendësim e masës nga paraburgimi në “arrest shtëpiak” për Dejan Pantiqin ish-polic i Kosovës, i cili u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës.
Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosshmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare. Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.