
Çitaku: Vetëvendosje duhet ta zhbllokojë situatën
25 prill 2025
| 10:27
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është detyrë e Vetëvendosjes që të gjejë zgjidhje për të zhbllokuar situatën
“Po besoj që i tërë debati i këtyre ditëve të fundit është në mënyrë të gabuar. Nuk është çështja a ka ndërruar qëndrim PDK-ja, por a ka ndryshuar qëndrim dhe a ka përpjekje për zhbllokim nga ana e subjektit të parë parlamentar, Vetëvendosjes. Kjo parti duhet të zhbllokojë situatën”, ka thënë Çitaku.