Çitaku zë vendin e parë në kampionatin e pingpongut në Lihtenshtajn
02 mars 2020
| 17:16
Më 1 mars me një atmosferë sportive është mbajtur kampionati individual i pingpongut për senior në Lihtenshtajn, ku ish-lojtari i KPP Prishtina, Linor Çitaku, zuri vendin e parë.
Ai tregoi formën e tij më të mirë duke shënuar të gjitha fitoret bindëse, ku në finale u ballafaqua me kampionin e Lihtenshtajnit, Asad Keucheyan, të cilin e mposhti me rezultat 3-0.
“Për mua është kënaqësi që dola i pari në Kampionatin Kombëtar 2020, ku edhe mposhta në finale kampionin e Lihtenshtajnit. Në këtë kampionat kishte konkurrencë të madhe meqë kishte lojtarë edhe nga shtetet fqinje, edhe nga Zvicra”, ka thënë Çitaku.