City, 100 milionë euro për Lukakun
21 prill 2021
| 14:55
Largimi i Sergio Agueros nga Manchester City në fund të sezonit detyron “qytetarët” të hidhen në merkato për të gjetur një sulmues të ri. Sipas “Sky Sport”, Manchester City ka kthyer vështrimin nga Romelu Lukaku.
Pep Guardiola ka dhënë bekimin e tij për një transferim të tillë, ndërsa drejtuesit e klubit janë të gatshëm të investojnë 100 milionë euro për ta bindur Interin të heqë dorë nga sulmuesi belg.
Kjo nuk pritet të jetë një tratativë e lehtë, Lukaku për Conten është një nga të paktët lojtarë të paprekshëm, titullar fiks dhe një nga elementet kryesor që po rikthen Interin te titulli kampion në Serinë A.