
City, 100 milionë paund për Grealish
26 qershor 2021
| 13:38
Kampionia e Anglisë, Manchester City, përgatit goditjen e vitit në Premierë Ligë.
Drejtuesit e kësaj skuadre po presin fundin e “Euro 2020” për ta transferuar Jack Grealish.
Ylli i Aston Villas, i cili është i grumbulluar nga Southgate në kombëtaren angleze, pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola dhe për ta kënaqur teknikun spanjoll drejtuesit e Manchester Cityt janë të gatshëm të derdhin në arkat e Aston Villas 100 milionë paund për kartonin e Grealish, një shifër e madhe të cilën vetëm Manchester City mund ta paguajë.