City 14 pikë pas Liverpoolit, por Guardiola nuk heq dorë nga titulli

08 dhjetor 2019 | 13:32

Manchester City pësoi edhe një humbje tjetër në Premier Ligë, kësaj radhe skuadra e Pep Guardiolës humbi nga Manchester United.

Trajneri spanjoll nuk dorëzohet në garë për titull edhe përkundër faktit se Liverpooli ka 14 pikë më shumë.

“Ne duhet të përpiqemi të vazhdojmë. Ka shumë gjëra për të vazhduar dhe luftuar. Është e vështirë, sepse kundërshtari është në një seri të pabesueshme fitoresh, 15 nga 16 ndeshje deri tani. Nuk është koha për të menduar për titullin kampion. Duhet të mendojmë për atë që duhet të bëjmë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës. Nuk ka rëndësi nëse diferenca është gjashtë, tetë apo katërmbëdhjetë pikë, ne duhet të vazhdojmë. Jemi një skuadër fantastike”, ka deklaruar Guardiola.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e prodhimit në Kosovë janë ngritur në një mesatare…