City, 60 milionë për Aymeric Laporte

23 janar 2018 | 14:03

Manchester City është skuadra më e mirë për momentin në Premier Ligë, por kjo nuk e ndal se menduari për transferimin e lojtarëve cilësor.

“The Sun” raporton se drejtuesit e këtij klubi janë gati të paguajnë klauzolën prej 60 milionë euro në mënyre që Athletic Bilbao të heq dorë nga mbrojtësi i saj, Aymeric Laporte.

Pep Guardiola e pëlqen shumë 23-vjeçarin, por për të kanë shfaqur interesim në vazhdimësi edhe Chelsea, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për…