City arrin marrëveshje me Gvardiolin, Leipzigu kërkon 100 milionë euro

25 qershor 2023 | 13:13

Manchester City ka arritur marrëveshje me Josko Gvardiolin, për sa i përket pagës.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Leipzigu është duke kërkuar 100 milionë euro nga City për kroatin.

Klubi gjerman po dëshiron që kroati të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.

Ndërkohë, trajneri i Man City, Pep Guarduola është duke e vlerësuar jashtëzakonisht shumë Gvardiolin, dhe e do me patjetër pjesë të ekipit të tij.

Për kroatin interesim kishte shprehur edhe Real Madridi, por duket që nuk është më në garë sidomos pas transferimit të Jude Bellingham, teksa synon edhe transferimin e madh të kësaj vere – Kylian Mbappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua bashkë me fëmijën e saj pesëvjeçar kanë vdekur…