City arrin marrëveshje me Haalandin
19 prill 2022
| 11:16
Manchester City ka arritur një marrëveshje me Erling Haaland.
Këtë gjë e raporton “Daily Mail”, e cila bën me dije se bomberi norvegjez ka pranuar nëpërmjet agjentëve të tij, kushtet e kontratës së propozuar nga klubi anglez që do t’i garantonte atij një pagë prej 600 mijë euro neto në javë, e cila do ta bënte atë lojtarin më të paguar të Premier Ligë.