City arrin rekord historik fitoresh, Guardiola: Më e mira s’ka ardhur ende

11 shkurt 2021 | 08:35

Manchester City e mposhti Swansea në 1/8-at e FA Cup me shifrat 3-1 dhe u kualifikua në çerekfinale. E sotmja ishte fitorja e 15-të radhazi për skuadrën e Guardiolas, rekord historik për elitën e futbollit anglez.

Pas ndeshjes për mediet foli Pep Guardiola, i cili sot arriti shifrën e 200 fitoreve me “Qytetarëve”. Ai e ka drejtuar Cityn në 277 ndeshje dhe është mundur vetëm 37 herë.

“Kisha mendimin se ata do të krijonin rrezik në sulm. Ishin shumë agresivë, por ne ishim më të mirë në krijimin dhe organizimin e aksioneve për shënim. Më vjen keq që nuk i shënuam të gjitha rastet, por unë jam i kënaqur. Jam krenar që kemi arritur 15 fitore radhazi, rekordet janë për t’u thyer. Nuk është e lehtë në futbollin modern për të arritur një seri të tillë të gjatë, jemi të lumtur për klubin. 200 fitore me Cityn? Janë shumë, por kemi ende para për të arritur. Më e mira nuk ka ardhur ende, shpresojmë të jetë fillimi i një vargu suksesesh”, u shpreh Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 12,956…