City barazon me WBA-në

15 dhjetor 2020 | 23:01

Manchester City nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj West Bromit në xhiron e 13 në Premier Ligë.

Skuadra e Pep Guardiolas barazoi me rezultat prej 1 me 1.

Mesfushori Gundogan ishte ai që i dha epërsinë Manchester Cityt duke shënuar në minutën e 30 pas asistimit nga Raheem Sterling.

E një autogol nga Diasi në minutën e 43 barazoi shifrat në 1 me 1, që ishte rezultati final i këtij takimi.

Me këtë barazim City arrin në kuotën e 20 pikëve, derisa WBA-ja në vendin e 19-të ka vetëm 7 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar listën…