![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2017/12/1-liga-e-kampioneve-scaled.jpg)
City – Bayern, finalja e parakohshme e Ligës së Kampionëve
Është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës. Finalja e parakohshme e kësaj garë është përballja mes kampiones së Premier Ligës, Manchester City dhe Bayern Munchen. Shorti ka sjell edhe përballjen e skuadrave italiane në çerekfinale mes Napolit dhe Milanit.
Reali i Madridit mbrojtjen e titullit e kërkon në ndeshjen ndaj Chelseat, derisa Interi ka punë me Benficën.
Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill.
Finale para finales do të ketë edhe në gjysmëfinale pasi fituesi i ndeshjes Real Madrid-Chelsea do të përballet me fituesin e duelit Manchester City – Bayern Munchen. Ndërsa fituesi nga ndeshja Inter-Benfica përballet me Milan-Napoli.
Finalja e Ligës së Kampionë këtë sezon do të luhet më 10 qershor në Stamboll.
Çiftet e çerekfinales:
Inter – Benfica
Manchester City – Bayern Munchen
Milan – Napoli
Real Madrid – Chelsea
/Epoka e re/