City ‘blindon’ De Bruynen
22 shkurt 2021
| 11:23
Manchester City nuk do t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin belg, Kevind de Bruyne, gjatë afatit kalimtar veror.
Kështu ka raportuar gazetari i njohur italian Fabrizio Romano. Ai në profilin e tij zyrtar në “Twitter” bën me dije se De Bruyne është i paprekshëm te ekipi anglez. Gjithashtu, është shënuar përparim në bisedimet për zgjatjen e kontratës dhe marrëveshja do të arrihet së shpejti.