City “blindon” Guardiolën
Me titullin e kampionit të rikthyer, por mbi të gjitha me rekordin e 100 pikëve, Pep Guardiola e ka marrë edhe bekimin e sheikëve të klubit për të zgjatur kontratën deri në vitin 2021, duke plotësuar në këtë mënyrë një cikël 5-vjeçar.
Spanjolli ka firmosur zyrtarisht kontratën e re që e mban në radhët e City deri në vitin 2021, që ashtu siç bëri te Barcelona, por edhe te Bayern Munchen plotëson ciklin 5 vjeçar. “Jam shumë i lumtur dhe entuziazmuar që punoj këtu. Kënaqem shumë të stërvit këta futbollistë dhe të bëj edhe më mirë në vitet që do të vijnë. Si menaxher i një skuadre, e rëndësishme është që të ndihesh mirë brenda grupit dhe unë ndihem shumë mirë. Çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar dhe do të vijojmë në këtë drejtim, duke u përmirësuar në fushë dhe duke ndihmuar futbollistët tanë të rriten”, ka thënë Guardiola, i cili sezonin e ardhshëm do të përfitojë më shumë se 68 milionë euro, duke u bërë trajneri më i paguar në botë.