City ‘blindon’ Laporten
25 shkurt 2019
| 17:29
Manchester City ‘blindon’ Aymeric Laporten, duke i rinovuar kontratën deri në vitin 2025. Mbrojtësi francez, brenda pak muajsh, është shndërruar në shtyllë të mbrojtjes së Pep Guardiolës, duke qenë një titulluar i padiskutueshëm.
24-vjeçari u transferua në Angli verën e vitit 2018 nga spanjollët e Athletic Bilbao. Për shërbimet e tij, Manchester City i pagoi klubit bask klauzolën e lirimit nga kontrata, në shumën 65 milionë euro.
Në këtë sezon, Laporte ka luajtur në 37 takime në të gjitha kompeticionet, duke arritur të shënojë 4 gola, ndërsa ka dhënë edhe 1 asistim.