City: De Bruyne mungon tre muaj
17 gusht 2018
| 18:15
Manchester City ka konfirmuar se Kevin de Bruyne do të mungojë tre muaj.
Mesfushori belg ka pësuar një lëndim serioz në gjurin e këmbës së djathtë gjatë stërvitjeve me klubin anglez.
“Ne mund të konfirmojmë se De Bruyne ka pësuar një lëndim të ligamentit lateral (LCL) në gjurin e djathtë. Nuk kërkohet asnjë operacion, por mesfushori pritet të jetë jashtë përreth tre muaj”, thuhet në njoftimin e Manchester Cityt.