
City dënohet nga UEFA
14 shkurt 2020
| 20:55
UEFA ia ka ndaluar Manchester Cityt pjesëmarrjen për dy sezone në Ligën e Kampionëve, derisa e ka gjobitur me 30 milionë euro, raporton BBC.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se City është dënuar pasi ka bërë “shkelje serioze” të rregulloreve të UEFA-s në licencat e klubit si dhe shkeljen e “fair-playt” financiar.
Kampioni anglez ka thënë se do të dërgojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, derisa thekson se janë të zhgënjyer, por jo të befasuar nga ky vendim paragjykues.
City nuk ka të drejtë të luajë në asnjë garë evropiane për sezonet 2020/21 dhe 2021/2022.