
City dhe Barça nuk e bindin Alaban të largohet nga Bayerni
23 korrik 2019
| 16:52
Pavarësisht interesimit nga Manchester City dhe Barcelona, David Alaba po planifikon të mos largohet nga Bayern Munchen.
“Bild” raporton se mbrojtësi austriak është i vendosur që të luaj edhe për një sezon për skuadrën më të madhe gjermane.
27-vjeçari është pjesë e Bayernit nga viti 2010, kurse për një edicion ishte i huazuar në Hoffeniheim. Alaba karrierë ka bërë edhe në ekipet e të rinjve të SV Aspern dhe Austria Wien.
/Epoka e re/