City dhe Guardiola: Haalandi nuk ka klauzolë largimi 

06 tetor 2022 | 14:02

Që në momentin kur firmosi me Manchester Cityn, media të ndryshme shkruajnë me siguri se në kontratën e Erik Haaland ekziston një klauzolë që e lejon të largohet nga “qytetarët” pas dy vitesh, me destinacion Real Madridin.

Ky diskutim vijon të jetë prezent, por për të hedhur poshtë çdo spekulim kanë menduar drejtuesit e Cityt të cilët në një reagim për “Sky Sports Uk” theksuan se një klauzolë e tillë nuk ekziston.

Në të njëjtën linjë me klubin ishte edhe trajneri Pep Guardiola i cili pas ndeshjes kundër Copenhagen u shpreh se Haaland ndihet i lumtur te City dhe se nuk ekziston asnjë klauzolë në kontratën e tij që i lejon të largohet te Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli pas humbjes së pësuar…