City dhe Unitedi në garë për Boatengun
22 mars 2018
| 15:44
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng mund të largohet nga skuadra “bavareze” në afatin kalimtar të verës.
Janë dy skuadrat angleze: Manchester City dhe Manchester United që kanë shfaqur interesim për reprezentuesin e Gjermanisë, i cili para shtatë vitesh ishte pjesë e skuadrës së Manchester Cityt.
Boateng ka punuar me trajnerin Pep Guardiola në Gjermani dhe trajneri spanjoll tenton ta këtë sërish afër vetës, kurse në anën tjetër edhe Jose Mourinho e sheh si të nevojshëm për Unitedin.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)