
City do t’i largojë tre yje
01 prill 2025
| 13:30
Kevin De Bruyne, Ilkay Gundogan e Jack Grealish nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm. Të tre futbollistët do të largohen nga kampioni i Anglisë më të përfunduar sezoni aktual, ka shkruar të hënën “Sky Sports”.
De Bruyne dhe Gundogan do të largohen si lojtarë të lirë, pasi kontratat u skadojnë në verë, ndërsa Grealish do të nxirret në shitje për shkak se ka kontratë deri në vitin 2027.
Ky është vendimi i trajnerit Pep Guardiola, i cili synon që gjatë verës të bëjë ndryshime të mëdha në ekip për të luftuar sërish për titullin e kampionit të Anglisë dhe trofetë tjerë. De Bryne, Gundogan e Grealish, së bashku kanë shënuar 8 gola deri më tani këtë sezon për Cityn që nuk ka treguar formë të mirë.