City e do Sterlingun ende në ekip
21 nëntor 2019
| 08:27
Sulmuesi anglez Raheem Sterling edhe më tutje do ta vesh fanellën e Manchester Cityt pasi, sipas mediave britanike, kampionët në fuqi të Anglisë dëshirojnë ta rinovojnë kontratën me yllin e kombëtares së Anglisë. Për Sterlingun janë interesuar edhe disa klube të mëdha evropiane, po ashtu edhe klubi spanjoll Real Madrid. Megjithatë, udhëheqësit e Cityt janë gati t’i nisin negociatat me lojtarin për rinovimin e kontratës së re.